Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim të shpëndarë në faqen e saj zyrtare në Facebook shpreh kërkesën ndaj instancave shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë te zhvillohet me tifozë konform rregullave të distancimit social.
Si referencë Federata merr shembullin e Francës ku sipas saj, finalja e Kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Positmi i plotë
Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.
#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.