Pas thuajse një muaji pushim, po nxehen motorët për skuadrat e superligës, kjo pasi veprimtaria e dytë më e rëndësishme, Kupa e Shqipërisë do të startojë këtë fundjavë. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar datat për ndeshjet e para të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke i ndarë ato në dy ditë. Kështu, përballjet Kastrioti-Kamza dhe Skënderbeu-Flamurtari do të zhvillohen ditën e shtunë më 28 janar, ndërsa dy takimet e tjera Vllaznia-Laçi dhe Bylis-Tirana do të luhen të dielën më 29 janar. Përballjet do të zhvillohen në orën 14:00, me përjashtim të ndeshjes Bylis-Tirana që do të luhet në orën 13:00.