Kryesore

“Kur agjenti juaj përpiqet të shtrydhë çdo qindarkë të fundit nga ju”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 06/08/18 |
mapo.al

“Kur menaxheri juaj përpiqet të shtrydhë çdo qindarkë të fundit prej jush”.






Këtë diçiturë shoqëruese i ka vendosur Zlatan Ibrahimovic fotos së veçantë, që e ka publikuar në Instagram, duke bërë shaka me Mino Raiola gjatë stërvitjes në palestër.


Gjiganti suedez ka provuar argëtimin me agjentin e vet, Mino Raiola, duke thënë me kënaqësi se mentori i tij është fjalë për fjalë duke shtrydhur para prej tij. Ibrahimoviç është një nga klientët më të famshëm të Raiolës dhe të dy kanë punuar së bashku gjatë viteve, pasi sulmuesi ka kaluar nga një transferim më i madh se tjetri.







Dyshja arriti në Los Angeles këtë javë, me Raiola duke qëndruar në shtëpinë e Ibrahmimoviç, ku si pjesë e rutinës së përditshme i janë bashkuar palestrës për të shtrirë muskujt. Duke e shfrytëzuar më së shumti mundësinë, Ibrahimoviç e ka ngarkuar imazhin në Instagram dhe ka bërë një “thumbim” miqësor për Raiola: “Kur menaxheri juaj përpiqet të shtrydhë çdo qindarkë të fundit prej jush”!




Raiola mund të shihet duke qëndruar në mes të kurrizit të ikonës suedeze, ndërsa ai ishte i shtrirë në dysheme. Menaxheri i njohur, me kilogramët e shumtë të tepërt, edhe pse me dy këmbët në kurrizin e klientit të vet, shihet se për të mbajtur ekuilibrin, ka nevojë të mbështesë duart në mur.



36-vjeçari ka qenë në formë mbresëlënëse, që nga transferimi i tij në SHBA, duke luajtur për LA Galaxy. Ibrahimoviç ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje, deri më tani, për skuadrën e tij të re, pasi e ka marrë me lehtësi futbollin në MLS. Galaxy ende po shtyn për vendet e para në Konferencën Perëndimore dhe aktualisht qëndron në vendin e pestë, me 35 pikë./TeleSport

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas