Editorial

Kur bien lëvozhgat e del cullak para botës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 10/07/20 |
Mapo.al

Ai që hiqej si krijesa, si fryti i dashurisë me BE dhe SHBA, Edi Rama, ka dalë sot zbuluar se kush në të vërtetë është.


I ranë gjithë lëvozhgat e fasadës me radhë, dhe u shfaq cullak, si një politikan tipik lindor, autokrat që ka vetëm një qëllim, mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.


Gjithçka tjetër, sikur ai nuk del as në ballkon pa dakordësinë e partnerëve, sikur ai paska qenë investimi i tyre i vetëm, aq më tepër këto deklaratat për t’u dhënë qytetarëve shansin për të zgjedhur e votuar, janë thjesht pallavra.


Rama publikisht pranoi se është pazarxhi kulisash dhe është gati t’i dalë krejt botës kundër për të mbajtur karrigen. Pushteti i tij personal, interesi i parë e i mbramë që ka.


Ambasadorja amerikane Kim jo më larg se mbrëmë tha se marrëveshja e 5 qershorit, duhet të votohet pa vonesë, dhe pa asnjë ndryshim.

Këtë e shpalli në mesditë edhe Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel. Njësoj kanë kërkuar përfaqësues të PPE e të Bundestagut.

Përkundër këtij kursi, Rama zgjodhi një tjetër drejtim. Ta ndryshojë marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën ishin garantë pikërisht BE dhe SHBA. Dhe ta minojë atë.

Tani na kujtohen më mirë disa shqetësime më të hershme të zonjës Kim për Reformën në Drejtësi, kur tha se kishte zëra që po goditet për pakte, hesape e pazare.

Është i njëjti njeri. Është ky që sot flet në emër të votës së njerëzve, po desh i vuri flakën KQZ-së, që të mos dëgjohej zëri i qytetarëve të Tiranës e të mos lexohej vota e tyre e hedhur në kutinë e gabuar.

Një iluzionist dhe sugjestionues, joshës dhe lojtar i salloneve në ditë të zakonshme. Por satrap i ish-republikave të stepës kur vjen puna te zgjedhjet. Vini re historinë e Edi Ramës në politikë. Të vërtetin, aty ky dallon gjithë ngjyrat, atë që bën pakt me djallin, autorin e bëmave 339 dhe 184, ai që bën pakt me çdo të fortë e të paligjshëm, do ta njihni gjithnjë pak muaj para zgjedhjeve. Aty i bien të gjitha lëkurat një e nga një dhe del ballkanasi që do të mbajë privilegjet me çdo kusht.

Por pushteti i tij ka rënë. Njeriu në këto kushte ka në dorë të ndjekë rrugën se si del nga skena. Me dinjitet apo pa lavdi. Rama sapo bëri zgjedhjen e tij.

 

/Mapo.al/

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas