Humor

‘Kur do flasim’: Karikatura virale e Kapexhiut për krizën







               Publikuar në : 13:36 - 15/05/19 |
mapo.al

Pavarësisht deklaratave që pasuan protestën e 11 majit, sërish mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duket se ka një hendek të madh.


Opozita këmbëngul në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, përfshirë shtyjen e atyre të 30 qershorit, kurse kreu i qeverisë tha dje se është i gatshëm për dialog, por jo të negociojë datën e zgjedhjeve.

Rama i është rikthyer shprehjes: Kur do flasim, të cilën e përdorte gjatë kohës që në rrugë kishin dalë studentët. Kurse demokratët po diskutojnë datën e protestës së radhës.

Në këto kushte tensioni, karikaturat e mjeshtrit Bujar Kapexhiu janë kthyer në virale brenda rrjeteve sociale.

Më poshtë karikatura e sotme dhe një koleksion i punimeve të këtyre ditëve.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas