Aktualitet

Kur do të betohet qeveria e re? Meta në Korçë, Rama niset nesër drejt SHBA-ve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 17/09/21 |
mapo.al

Agjenda e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta pritet të ndryshojë orarin e parashikuar për betimin e qeverisë së re në institucionin e kreut të shtetit.






Betimi është parashikuar në agjendën e Presidentit për nesër në orën 10:00 të paradites, duke qenë se Meta ndodhet sot në Korçë për vlerësimin e katër ish-të përndjekurve politikë.


Nga ana tjetër nesër në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama ka në agjendë një fluturim drejt SHBA-ve, ku do të udhëtojë drejt New York-ut, në kuadër të takimeve në OKB.







Tashmë pritet një komunikim mes institucioneve për të parë nëse Meta do të kthehet nga Korça sot pasdite për të dekretuar “Rama 3”, ose kreu i qeverisë do shtyjë fluturimin për t’u betuar nesër në orën e përcaktuar para Presidentit.

Lexo edhe :  Do e dekretojë qeverinë e re? Meta: Jam i detyruar të respektoj Kushtetutën


43




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas