Aktualitet

Kur do të hiqet ora policore? Brataj tregon ç’do ndodhë me masat anti-COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 14/05/21 |
mapo.al

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, njëkohësisht drejtor i Urgjencës Kombëtare, thotë se nisur nga situata e pandemisë në Shqipëri, në vend do të ketë lehtësim masash.






Brataj thotë se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por nuk flitet për heqje totale të masave, vetëm lehtësim të tyre.


“Kuptohet që situata është shumë e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim, jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore, por heqje totale të kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, u shpreh Brataj.







Shqetësim për ekspertët janë grumbullimet dhe mosruajtja e distancës, siç u vu re në festimet e Fiter Bajramit.

Lexo edhe :  Manastirliu në Kopenhagen: Siguruam vaksina për gripin dhe vaksina anti-COVID


“Nuk mjaftoi gjithë ajo fushatë elektorale por dje ishte më keq se të gjithë ditët për grumbullimet jo vetëm në tiranë por në të gjithë qytet dhe do reflektohet pas 2-3 javësh”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare.



Rezultat i grumbullimeve në fushatë, ekspertët thonë se pritet të reflektohet në dy javët e fundit të majit.

Prej më shumë se 1 muaj e gjysmë numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital ka pësuar ulje drastike.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas