Aktualitet

Kur do të marrë fund karantina? Pëllumb Pipero: Nëse masat respektohen, javën e tretë të prillit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 26/03/20 |
mapo.al

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion”, iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në lidhje me koronavirusin.


Të lutem pyete doktor Piperon që sipas mendimit të tij personal kur mendon se mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?” ishte një nga pyetjet.


Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së tretë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë”, tha mjeku.


Ndërsa në lidhje me opinionin e tij nëse duhet të kemi më shumë testime, Pipero tha se duhet të kemi më shumë “për konfirmim, të gjurmojmë sa më shumë raste kontakti”.



Etiketa:

Pas