Politika

Kur do të nisë vaksinimi anti-COVID? Rama: Do të jetë falas, jo e detyrueshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 15/12/20 |
mapo.al

Në konferencë e sotme për shtyp, Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë faktin se vaksina anti-COVID do të jetë falas, por jo e detyrueshme.



Rama nuk tha se kur do të nisë vaksinimi.


Me standarte europiane dhe do të vazhdojë nga veriu në jug. Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm, dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht, për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, dhe do të doja që çdo qytetar të vaksinohet”- tha Rama.




Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë disaditore në SHBA, ku takoi edhe CEO-n e vaksinës Pfizer, Albert Bourla.



Kryeministri e quajti takimin mjaft frytdhënës dhe tha se brenda dy muajve do të bënte të pamundurën për ta sjellë vaksinën në Shqipëri.

Lexo edhe :  Vonesa në shpërndarjen e vaksinave, Italia paralajmëron Pfizer dhe AstraZeneca

Por në një deklaratë të vetë shefit të Pfizer, u mësua se ky i fundit nuk e ka as vetë në dorë vaksinën. Që do të thotë se përdorimi i kësaj vaksine do të vonojë në kohë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas