Aktualitet

“Kur do të rikthehen shqiptarët nga kampi Al-Hol?”/ Shmangia e Metës: Çështje sensitive!







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 18/09/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar të flasë për fatin e shqiptarëve që ndodhen në kampin e ferrit “Al Hol”, Siri.


Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Meta u shpreh se çështja është mjaft sensitive dhe nuk mund të trajtohet në publik.


“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka, nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, kështu iu përgjigj Meta pyetjes se në cilën fazë janë përpjekjet për rikthimin e shqiptarëve në vend.



Tre ditë më parë, të afërmit e tyre organizuan një protestë përpara Kryeministrisë, me kërkesën që t’i kthehen sa më shpejt gjirit të familjes.


 



Etiketa: , ,

Pas