Moderatorja e njohur Albana Osmani para pak kohësh foli për rikthimin në ekranet shqiptare. Së fundmi ajo ishte ftuar në emsionin “Prive” në rubrikën “Kutia e pyetjeve”.
Ajo iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet nga fansat dhe disa prej tyre kanë qenë vërtetë personale. Albana është pyetur se në cilën moshë e ka humbur virgjërinë.
Moderatorja u shpreh se kjo është një pyetje shumë e konsumuar, të cilën e ka dëgjuar shpesh por megjithatë ka vendosur të përgjigjet për t’u shuar kuriozitetin.
“Pyetje shumë e konsumuar. Të them të drejtën dhe kur e kam dëgjuar në disa intervista këtë pyetje, kam thënë “Boh shumë mentalitet i gabuar, ende bëhet kjo pyetje?”. Për kuriozitetin tuaj, kam qenë 52 vjeç”, është shprehur Albana.