Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Kur gishti tregon hënën, budallai shikon gishtin”

by mapo.al
20/04/2021
in Aktualitet, Op Ed
0

1-Një media e lirë akuzohet sot se ka treguar hënën. Ekspozimi dhe kompromentimi i të dhënave personale të të gjithëve ne, një akt përmasën e të cilit ende nuk po e rrokim siç duhet, u denoncua nga Lapsi.al ndaj të cilit sot është vërsulur në mënyrë idioteske ajo që pritej të dëshmohej si një nivel më i lartë ndërgjegjeje e zotësie: drejtësia “e re”, “e pavarur” dhe “profesionale”.

2- Edhe pse profilet tona u përfshinë disa ditë nga rrëfenja spektakolare e patronazhistit spiun që survejon dhe raporton mbi jetën e gjithsecilit, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Shteti dhe partitë politike janë të ndara në demokraci. Një parti nuk ka punë të përdorë shtetin me qëllim përjetësimin e pushtetit të saj. Shtetit ia japim të dhënat tona që t’i ruajë e jo t’ia japë partisë së radhës në pushtet që t’i përdorë për të na “përpunuar” si zgjedhës potencialë. Nëse kjo ndodh, atëherë zyra shtetërore që na ka “shitur” dhe partia, kompania apo individi që na ka “blerë” duhet të përgjigjen para një drejtësie të re, të pavarur e profesionale.



3- Disa njerëz e konsiderojnë gjë pa zarar t’u kenë dalë në xhiro numri personal, kodi i banesës, numri i telefonit e të dhëna të tjera sensitive. Me kaq të dhëna në dorë dikush mund të marrë kredi në emrin tuaj nga banka e t’ju lërë ju kreditorë, mund të marrë numër telefoni nga një operator e ta përdorë për shumëçka, mund të fshehë identitetin e tij pas tuajit duke u shtirur si ju, mund të falsifikojë lirisht dokumentat tuaja e të angazhohet në kriminalitet apo terrorizëm duke ju shndërruar ju në person në kërkim. Mund të votojë në emrin tuaj e mund të kryejë çdo lloj veprimi tjetër juridik e tregtar. Pra, kur të dhënat tuaja dalin sheshit është një krim për të cilin duhet që dikush të mbajë përgjegjësi.

4- Shteti është vetëm një depozitë, një bankë që ka në ruajtje të dhënat e tua. I zoti i tyre, ashtu si i parave të depozituara në bankë, je ti. Nëse ti nuk jep leje ME SHKRIM që të dhënat e tua të dalin nga kjo “depozitë” e të përdoren për një veprimtari të miratuar nga ti, nuk ka asnjë mënyrë tjetër të ligjshme sesi ato të nxirren prej andej. Nëse kjo ndodh pa lejen tënde me shkrim, ti ke të drejtë padie dhe dëmshpërblimi të majmë.

5- Unë personalisht NUK kam dhënë leje me shkrim që të dhënat e mia t’u jepen në përdorim partive politike për qëllime elektorale. Asnjë partie. Sikurse kam raportuar më herët nuk jam kontaktuar as fizikisht e as me telefon nga ndonjë punonjës partiak a patronazhist të cilit unë t’i kem besuar pastaj me vullnet të lirë të dhënat e mia që ai të shkojë e të raportojë bindjet e mia politike.

Ky krim masiv ndaj publikut dhe secilit individ që përbën publikun, duhet të ndëshkohet. Denoncuesit e tij nuk duhen përndjekur por përkrahur.

Tags: hetimikomentiSokol Shametitë dhënat personale

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Plagosi sekretarin e PD, autori flet nga arratia: S’e bëra për politikë

Plagosi sekretarin e PD, autori flet nga arratia: S'e bëra për politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In