Aktualitet

“Kur i marrim 30 mijë euro”, përgjimi që zbuloi vrasësit e J. Kurtit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 27/03/19 |
mapo.al

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar 3 autorët e vrasjes së Jurgen Kurtit, të cilët po vëzhgonin 26-vjeçarin. Gjithashtu bashkëpunëtorët në vrasje u zbuluan nga përgjimet ambjentale dhe telefonike. Në një nga këto përgjime, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi komunikojnë me njëri-tjetrin për një shumë prej 30 mijë euro.






“Kur do i marrim të gjitha ato 30 mijë eurot”, mësohet të jenë shprehur të rinjtë në komunikimet që kanë pasur bashkë. Pikërisht 30 mijë euro mendohet të jetë pagesa për 4 të rinjtë për të vëzhguar Jurgen Kurtin dhe për ta vrarë atë.


Në polici, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi kanë pranuar se kanë vëzhguar Jurgen Kurtin për dy javë, por kanë thënë se nuk kanë qenë ata vrasësit.










Makina me te cilën kanë lëvizur atentatorët, një “Benz” ngjyrë gri, është në pronësi te personit të shpallur në kërkim. Është me dokumentacion të rregullt dhe e regjistruar në Fier. Për të shkuar tek të arrestuarit, policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga Liqeni deri tek Pallati me Shigjeta, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre.



Në drejtim të mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim, ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes, 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave, ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur në banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë se nuk janë ata personat që vranë Jurgen Kurtin.

Lexo edhe:

Vrasës me pagesë, kush janë 3 të rinjtë që ekzekutuan Jurgen Kurtin

 

30 mijë euro për të vrarë Jurgen Kurtin, si e ndoqën 4 autorët

1


Etiketa: , , , ,

Pas