ShowBizz

Kur ka ndaluar së bëri këngë dashurie për Rozën? Ja ç’thotë Stine






               Publikuar në : 12:28 - 01/04/19 |
mapo.al

Këngëtari Stine njihet edhe si ish i dashuri i moderatores Roza Lati. Ishte pikërisht kjo e fundit muza e frymëzimit për këngën “Ishe Ti”, që ende kujtohet nga publiku. I ftuar në emisionin Why Not”, Roza i drejtoi Stines pyetjen se kur ka ndaluar së bëri këngë dashurie për të. Këngëtari iu përgjigj se teksa artisti zhvillohet artistikisht, i duhet të përshtatet edhe me tregun aktual muzikor.


“Pse kur kam bërë ndonjëherë? Bëj shaka. Tani ne rritemi profesionalisht, emocionalisht, mentalisht, fizikisht. Tregu ka shkuar në vend tjetër dhe nuk t’i marrin seriozisht këngët e dashurisë. Duhet të bësh për makina, karroca, për golfa 2”, u shpreh Stine.


Etiketa: , ,

Pas