ShowBizz

“Kur Korona ishte vetëm birrë “, Ylli Limani na kthen pas në kohët e arta të koncerteve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 22/11/20 |
mapo.al

Pandemia Covid-19 duket sikur i ka bërë “pause” jetës dhe të gjitha aktiviteteve të saj.


Kujdesi që tashmë duhet të tregojmë është maksimal dhe e para gjë e ndaluar janë grumbullimet, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.


Tashmë i kemi thënë “bye-bye” koncerteve dhe festave të mëdha, mirëpo kjo po i mungon shumë Ylli Limanit.



Këngëtari ka kujtuar kohët e vjetra kur bënte namin në koncerte dhe s’kishte asnjë problem.


Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një video të vjetër të tijën teksa i ka vënë flakën skenës e publikut, ndërsa këtë periudhë të bukur e quan:


“Kur Korona ishte vetëm birrë”

Video është regjistruar në nëntor të vitit që lamë pas, atëherë kur jeta ishte e bukur për të gjithë dhe askush s’e dinte ç’na priste më vonë.

Lexo edhe :  Koronavirusi/ Vaksina e BioNTech pritet të shpërndahet para Vitit të Ri në Europë dhe SHBA

Epo, shpresojmë se ditë më të mira do të vijnë!


Etiketa: , ,

Pas