Aktualitet

Kur koronavirusi të ndan për së gjalli/ Fëmija takon nënën pas një muaji (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 26/03/20 |
mapo.al

Pandemia e koronavirusit ka çuar në mbylljen e kufijve, izolimin e shtëpive dhe distancën sociale. Në disa raste, pandemia gjithashtu ka ndarë familje të tëra. Kjo është arsyeja pse momenti kur një djalë në Kinë pa më në fund nënën e tij, pas 29 ditësh ndarje, është veçanërisht i çmuar.


Ishte një punonjëse e kujdesit shëndetësor që kaloi 15 ditë në një njësi të infektuar nga koronavirusi në një spital duke luftuar për të shpëtuar pacientët e saj, dhe më pas kaloi dy javë të tjera në karantinë të vetë-imponuar. Ajo u kthye në shtëpi në qytetin e Shijiazhuang në provincën Hubei më 14 mars, raporton Unilad.



Sapo doli nga autobusi, fëmija i saj fluturoi në krahë duke qarë. Që nga dhjetori, më shumë se 80,000 raste të Covid-19 janë raportuar në Kinë. Sidoqoftë, të dhënat e fundit tregojnë se ka sukses në atë se si autoritetet lokale dhe autoritetet kompetente shëndetësore kontrollojnë përhapjen e infeksionit.


Dr. Gauden Galea, një përfaqësues i OBSH-së në Kinë, thotë se vendet e tjera mund të mësojnë shumë nga shembulli kinez.

“Kursi natyror i epidemisë nuk ka pse të arrijë në shkallën që do të shkaktojë mbingarkesë shëndetësore. Mësimi, në këtë rast, është të frenojë ngjitjen, e cila është ajo që vendet e tjera duhet të adoptojnë dhe zbatojnë”, thotë Dr. Galea.


Etiketa:

Pas