Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, nuk është rasti i parë kur krimi godet sistemin e drejtësisë. Më parë është vrarë një gjyqtarë dhe dy avokat, ngjarje të cilat edhe sot janë pa autorë.
Në shtator të 2011-së, në mes të Vlorës, u hodh në erë me tritol makina e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili nuk mbijetoi dot. Si për çudi, edhe atentati ndaj gjyqtarit Konomi lidhej pikërisht me pronat, të cilat i pretendonte edhe një grup kriminal.
Në shtator të vitit 2003, u vra shoferi i ish-kryprokurorit Theodhori Sollaku. Vet z.Sollaku vite më vonë, e ka cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj institucionit të Prokurorisë.
Krimi ka shkuar edhe më tej, ku ka vrarë avokatët. Vrasja e Ravik Gurrës në Elbasan, avokati i një familje të njohur në këtë qytet, ishte një mesazh, se tashmë grupet kriminale kërkojnë të eleminojnë këdo që mbron kundërshtarët.
Për të njëtën arsyje dyshohet se u vra edhe kreu i Dhomës së Avokatisë Kleanthi Koço, në vitin 1999.
Mjaftojnë këto 5 raste, për të kuptuar se krimi i organizuar në Shqpëri ka kaluar në një tjetër nivel. Paratë e kanë fuqizuar aq shumë, aq sa merren përsipër vrasjet e zyrtarëve të lartë shtetëror.