Real Madridi kishte fituar katër herë radhazi titullin La Liga-s kur John Toschack mori drejtimin e klubit në vitin 1989. Sezonin e mëpasshëm, Real do të fitonte titullin e pestë radhazi, duke shënuar 107 gola, një ecuri që nuk u kalua deri në vitin 2012.
Nën drejtimin e Beenhakkler, Real kishte dy vite që nuk udhëtonte në Galica për fazën përgatitore, por Toshak vendosi t’I rikthente në veri-perëndim të Spanjës. Megjithatë ambient ku qëndroi ekipi nuk ishte në standardet e duhura dhe lojtarët u ankuan për krevatet e vegjël dhe të butë.
Krevatët ishin aq të butë sa ata filluan të kishin dhimbje shpine dhe filluan të flinin në tokë.Vështirësitë me gjumin nuk ishin problemet e vetme që kishte Reali atë vit. Në hotel kishte vetëm dy linja telefoni dhe njerëzit nuk I linin të qetë të stërviteshin.
Vapa ishte shumë e madhe kur Toshchack dhe stafi i tij prisnin temperature më të freskëta. Megjithatë, Real u largua pa dëme të mëdha.