Editorial

Kur maska e Bashës rrëzon maskën e anti-opozitarizmit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 15/10/20 |
Mapo.al

Një valë e pashembullt, entuziaste dhe e hareshme komentesh anti-Basha dhe anti-PD shpërtheu sot në mesditë në rrjet dhe në portale, teksa në ekran u shfaq në konferencën e përditshme, kryetari i PD, që mbante maskë anti-Covid.


Dhe fabula më e cekët dhe më në sipërfaqe që mund të gjendej, u gatua aty për aty. Basha, i pari që respekton vendimin e qeverisë.


Më tej, më të ndriturit, shfrytëzuan rastin për të elaburuar teoritë e konspiracionit, për pakte e marrëveshje.



Lulzim Basha sot duhet thënë se bëri një prej gjesteve më të mençura dhe më europiane në politikën tonë.


Nuk është kundërshtim i qeverisë të mos mbash maskë.


As rebelim.

Por njerëzit që ndjejnë përgjegjësi, dhe besojnë se janë shembull, model, ose ndikojnë tek sjellja e qytetarëve, siç duhet të jenë politikanët e rëndësishëm, bëjnë saktësisht këtë.

Nëse Lulzim Basha nuk do të mbante sot maskë, ai automatikisht u thotë anëtarëve të PD, dhe simpatizantëve, po edhe votuesve të djathtë, që në ditën më të keqe kanë qënë 450 mijë njerëz, që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë.

Ky nuk do të ishte rrebelim.

Do ishte një rrëshqitje kryengulthi në një papërgjegjshmëri. Një lajthitje me pasoja.

Maska është një masë parandaluese që po përdoret në gjithë vendet e lira dhe me demokraci të konsoliduar në Europë.

Ndaj një lider normal opozite nuk ka si ta kontestojë, edhe pse vendimi është marrë ndoshta nga qeveria më e papërgjegjshme në planet.

E udhës do të ishte me analizu çfarë Basha po deklaron.

Janë tronditëse këto denoncime.

Maska është vetëm një hap. Kriza në fakt menaxhohet me buxhet dhe instrumenta të tjera.

Qeveria ka realizuar vetëm këtë elementaren, që është urdhëri për të mbuluar gojën dhe hundën.

Edhe këtë, pa pasur ndërmend të rimbursojë apo t’ua sigurojë njerëzve në nevojë.

Po sipas Bashës 400 milionë euro po shkojnë për mafian e plehrave, kur puna atje është e papërfillshme.

Nuk ka ndërkohë, asnjë investim serioz në shëndetësi, dhe asnjë plan për të ndihmuar ekonominë në krizë, apo të papunët e prekur nga pandemia.

Ky është thelbi.

Dhe më e rënda, se për këtë vjedhje me incerenatorët, sipas Bashës, SPAK nuk po bën asnjë veprim, teksa çdo shqiptar është në gjendje të bëjë një minimum analize se aty ka hajni të pastër.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas