Pronarët e disa prej makinave më të shtrenjta në planet u mblodhën së bashku në Britani, duke sfiduar shiun dhe baltën.
Mes makinave të mbledhur në Bruntingthorpe Aerodrome kishte Porsche 918 Spyder, Ferrari LaFerrari, Bugatti Veyron Record Edition, etj.
Në total, çmimi i të gjitha makinave të mbledhura i kalonte mbi 20 milionë sterlina.
Aktiviteti shërben edhe për bamirësi, pasi aty u mblodhën rreth 5 mijë sterlina për një spital fëmijësh.