Kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin, teksa vizitoi një familje të prekur nga tërmeti, të rrëfejë edhe diçka nga vetja e tij. Gjatë bashkëbisedimit, Rama tregoi kur ai u bë normal, pasi hoqi vathin dhe mjekrën. Dhe kishte qenë momenti i zisë së tij familjare në vitin 1998, kur babai, Kristaqi kishte ndërruar jetë, çka solli ndryshime në jetën e kryeministrit, duke nisur nga rikthim nga Franca, ndryshime në luk dhe deri te emërimi ministër i Kulturës nga Qeveria “Nano”.
Biseda në shtëpi
Rama: Më hoqe mallin e vathit tim. Kam pas edhe unë një vath kur isha…sa vjeç je ti?
Djali: 29.
Rama: Aq kam qenë dhe unë. E di kur e hoqa vathin unë.
Djali: Kur?
Rama: Unë e hoqa vathin kur më vdiq babi, isha në Paris. Kishim shumë marrëdhënie të afërt. Ai vdiq në mëngjes, por unë duhet të nisesha të nesërmen sepse nuk kishte avion. Nga stresi kam ndenj, nuk e di sa orë, kam hequr mjekrën pa shkumë farë, hoqa vathin dhe u bëra si njeri normal, se atëherë quhesha anormal. Erdha për varrimin pastaj po atë ditë u bëra ministër, koincidencë e paparë dhe isha gati.
I zoti i shtëpisë: Edhe këtij si duket i ka ardhur koha.