Kryesore

Kur ministri i Brendshëm të fyen duke të quajtur polic








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:06 - 29/10/20 |
mapo.al

Nuk është pa përgjegjësi ai që i ka mbushur mendjen, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që është ironik e di ta lëvrojë këtë fushë.


Se në fakt, ai nuk është. Është emocional dhe i vrazhdë. Siç u paraqit edhe sot në seancën parlamentare.


Një javë më parë, nga foltorja e Kuvendit, ai rrëshqiti në komente të papranueshme seksiste ndaj nje deputeteje, teksa i tha të rrijë e qete se ai nuk i fut duart atje ku nuk duhet.



Në përpjekje për të imituar shefin e tij, Lleshaj prodhoi një skenë e fjalor të papranueshëm.


Sot, akoma më keq. Duke iu vërsulur deputetit Murrizi, e telendisi aq keq atë, duke e quajtur polic. Polic ke qenë, e polic do mbetesh, i tha Lleshaj, për t’i treguar ligjvënësit Myslim, se është i pavlerë.


Po si mundet një ministër i Brendshëm, të përçmojë dikë nga foltorja e Kuvendit, duke e cilësuar polic.
Këtë mendon ai për trupën që drejton.

Lexo edhe :  Çdo javë me helikopter në Dibër, PD: Olta Xhaçka harxhon mijëra euro të shqiptarëve

Ç’duhet të ndjejnë policët pas kësaj oratorie të ministrit.

Aq më tepër, kur ministri është edhe vetë ushtarak nga formimi, madje gjeneral.

E turpshme kjo e Lleshajt sot. Kushedi sa kohë do t’i duhet tani propagandës së qeverisë për të korrigjuar dëmin e të mençurit, ironikut ministër.

LEXO EDHE: 

“Mos ma trash zërin, s’e di ti nga jam unë?!” – Debat i ashpër mes Murrizit dhe Lleshajt në Kuvend (Video)


Etiketa: , , , ,

Pas