Aktualitet

Kur politikani shqiptar dënonte sulmet e NATO-s në Serbi (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 26/03/19 |
mapo.al

Më 24 mars 1999, plot 20 vite më parë, në Beograd kumbuan sirenat. Shansi i fundit për një zgjidhje paqësore në konfliktin e Kosovës, kish kaluar pa asnjë rezultat. Me avionë ushtarakë dhe raketa, NATO sulmoi për të ndaluar raprezaljen brutale të forcave serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Nga baza italiane e Piacencës, ngriheshin njëri pas tjetrit avionët e aleancës euroatlantike.






Kur kanë kaluar 20 vite dhe mbarë shqiptarët kremtojnë këtë ditë si dita e lirisë së shqiptarëve të Kosovës. Por jo të gjithë duket se kanë qenë pro ndërhyrjes së NATO-s për të mbrojtur bashkëkombasit e tyre.


Në rrjetet sociale është bërë virale gjatë ditës së sotme një fotografi e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, ku para 20 viteve protestonte kundër bonbardimeve të NATO-s. Grubi, atëherë një djalosh, duket përkrah një grupi të rinjsh të cilët mbajnë në krah flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe pankarta ku i kërkohet Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndalë sulmet mbi Beograd.

Lexo edhe :  Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë janë muratorët e fatkeqësisë së vet!









1




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas