Kur propaganda nuk të bën më punë!

Propaganda nuk pi më ujë. Ajo çka ndodhi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, është e pazakontë për një qeveri e cila aspiron të ulet në tryezën e negociatave me BE-në.

Me një gjuhë të hidhur dhe therëse, të zhveshur nga çdo lloj protokolli, që spara e sheh rëndom në kancelaritë perëndimore, eurodeputetët i kujtuan qeverisë shqiptare se metodat autokratike janë të papranueshme për vlerat eurpiane.



Arroganca që tregoi Edi Rama në prishjen e Teatrit, urrejtja që tregoi ai ndaj trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare por edhe europiane, siç e ka cilësuar Europa Nostra, zvarritja e reformave, lënia e vendit pa Gjykatë Kushtetuese, trafiku i drogës dhe vjedhja e votave janë vite dritë larg nga ideja që kishte Robert Schuman për një Europë të Bashkuar.

Letra e Bjarke Ingels arkitektit danez të teatrit, dërguar për “Politikon”, tregon qartazi se si vepron qeverisja e Edi Ramës dhe e delfinit të tij në Bashkinë e Tiranës (siç e cilësoi il Messaggero) për të shkatërruar një simbol të Tiranës, dhe për të ngritur aty një biçim instalacioni alla Lady Gaga që ne do na duhet t’i thërrasim Teatër. Ndoshta po materializohet thënia profetike e artistit Neritan Liçaj, kur shprehej se: Shembja e teatrit do shënojë dhe varrin politik të Ramës

17 maji duket se ka shënuar pikën e vlimit. Rama, prej shtatë vitesh shfaqet në kancelaritë europiane si artisti ekstravagant, që do artin dhe bukurën. Një narrativë e cila i ka rezultuar e suksesshme deri në një farë pike.

Toleranca e BE në vjedhjen e votave, zgjedhjet moniste të 30 qershorit, apo dhe në kanabizimin e vendit, u përkthye nga detashmenti propagandistik si një përkrahje pa kushte që po i bëhej “kryeministrit vizionar”.

Në fakt, nuk ishte krejt kështu. Komuniteti ndërkombëtar, i zënë me jo pak probleme të brendshme ka mbyllur sytë, ndonjëherë dhe veshët, në lidhje me atë çfarë po ndodhte në Shqipëri, kjo dhe për hir të stabilitetit të brishtë që ka karakterizuar vendin në këto 30 vjet. Në këmbim, Ramës i’u kërkua të paktën në mënyrë të drejtpërdrejtë të zbatonte vetëm dy objektiva.

Reformën në Drejtësi dhe mos prekte Teatrin Kombëtar. Kërkesa që kryeministri i injoroi dukshëm dhe në mënyrë sfiduese. Në turravrapin e tij për të kapur çdo gjë ai shkaktoi një mishmash jo të vogël në drejtësi , aq sa detyroi Presidentin e Republikës t’ia dërgonte Komisionit të Venecias çështjen e betimit të antarëve të Gjykatës Kushtetuese. E bllokuar prej tre vitesh me pretendimet absurde të mazhorancës, sot kemi prokurori e gjykata pa prokurorë, dhe institucione emërimesh që qartazi anojnë politikisht.

Çështja e teatrit më pas është histori më vete. Fadroma që shembi fasadën më shumë se 80 vjeçare tregoi dhe fytyrën autokratike të pushtetit, të fshehur nën veshjen casual, qoftë të Ramës në Kryeministri, qoftë të Veliajt në Bashki.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të institucioneve dhe autoriteteve Europiane, Rama, shkarkoi dufin e tij 22 vjeçar mbi një ndërtesë e cila ka pritur dhe përcjellë zërat më të njohur të skenës shqiptare. Siç pohon dhe Bjarke Ingels, në letrën e tij, kërkesa për të shembur ndërtesën ka ardhur pikërisht nga Rama dhe Veliaj, pa marrë parasysh asnjë alternativë tjetër.

Arkitekti, edhe pse një simpatizant i kryeminsitrit, në vitin 2018 në tryezë i vuri dy alternativa, e para rikostruksioni dhe e dyta shembja. Përgjigja nga ana e autoriteteve shqiptare ishte pa asnjë hezitim, shembja e godinës, pra e barakave, siç e cilësonin shefat e Tiranës. Një përgjigje e cila u materializua atë mëngjes të 17 majit teksa shqiptarët ishin të izoluar për shkak të pandemisë. Veprimi duket se ka shkaktuar jo pak indinjatë në kancelaritë që e kishin paralajmëruar kryeminsitrin.

Dhe ja, Parlamenti Europian kërkon hetim të dhunës së ushtruar. Pra kërkon hetim të Ramës, sepse asnjë shkelm apo shtyrje, apo përplasje në tokë e qytetarëve nga policia nuk do kishte ndodhur pa pëlqimin e tij.

Kjo ka sjellë një situatë aspak të zakontë, ku marrëdhënia me zemrën e BE, që është Parlamenti Europian, ka zbritur nën zero. Nuk e teprojmë të themi se hapja e negociatat do ishte karta kryesore e Ramës në zgjedhjet e ardhshme.

Por, goditja po i vjen nga të gjitha anët, qoftë nga PE, qoftë nga Komisioni i Venecias, që i hodhi poshtë teoritë Ulsinjiane për betime të gjyqtarësh buzë lanës. Një rrethim që ai nën anestezinë e lavdeve pa fund të atyre që e rrethojnë, nuk e kish menduar në fund të mandatit të dytë. 15 kushtet deri në vjeshtë janë për këtë qeveri janë të pamundura për t’u plotësuar. Në rast se përpara 17 majit, ato kushte ishin vetëm 5 dhe të tjerat pas hapjes së negociatave, sot qëndrimi është i qartë.

Parlamentarët evropianë ja dogjën përfundimisht Ramës propagandën. Kryeministri artist,që bredh kancelarive me yamamoto, që mundohej të fitonte simpatinë e tyre jo në bazë të punës, por të batutave, sot ka disa detyra të lehta për një qeveri produkt i demokracisë e cila përfaqëson vullnetin politik të popullit të saj, por në limitet e të pamundurës për një si e jona, produkt i manipulimit të votës, me çdo instrument, përfshirë krimin e organizuar .


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252