Editorial

Kur shefi i madh llastohet me recetat e gabuara për ngërçin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 12/11/20 |
Mapo.al

Ne e kemi parë mirë, dhe jemi dëshmitarë tash sa vite.


Kur shefi i madh, timonieri i sertë me atë vështrimin e hedhur larg nën një vetull ironike, me mjekër po ashtu thadruar vragash betejave të frontit, ky gjysëm perendi, gjysëm njeri, që larg e thellë në mitologji kërkohen të ngjashëm me të, ka ditët e limontisë e ndodh të bjerë në gjendje të zakonshme njerëzore, dhe sakaq e kapin ngërçet, për fat të keq vijon të përdorë recetën e gabuar.


Përdor supostë, glicerinë dhe laksativë, çka nuk e ndihmojnë ta shërojë atë lëngim që i shfaqet shpesh e shpesh.



Supostët janë të njëjtët. Shërbëtorët në parti, të shëmtuar e antipatikë për publikun, një grup i gatshëm mediatik që zmadhojnë e ulërasin duke çorur ballinat, fabulën që duhet servirur.


Historia është e zakonshmja.


Sulmo me ç’të jepet kundërshtarin. Asgjesoje mundësisht. Godit sa më paturpërisht. Shpif sa më shumë. Damkos, baltos.

Dhe vihet në punë ingranazhi. Tituj, portale, televizione, emisione, dokumentare, gjithë industria e rëndë.

Ngërçet e shefit të madh nisin të lehtësohen. Fillon e shkarkon.

Duhet thënë se shefi i madh zihet ngushtë dhe fryhet për shkak të dështimeve, mosmbajtjes së premtimeve, prej aferave, prej skandaleve, prej revoltës së popullit.

Lexo edhe :  “Rilindja e çoi PS në ekstrem të djathtë” - Arben Braçe: Oligarkët fitojnë miliarda, të majtët varfërohen

Të gjithë mjekët sugjerojnë se supostët, nuk janë zgjidhja më e mirë. Ato japin një efekt të shkurtër, një çlirim iluziv.

Sidomos kur përdoren shpesh dhe futen e nxirren nga andej nuk thuhet, me dendësi të tepruar.

Marrja gjithnjë e rrugës së shkurtër nuk është e këshillueshme.

Ngërçet shfaqen prapë se e vetmja gjë që ecën mirë në vend, është shpërndarja e pasurisë në pak duar. Nuk e ka humbur shkelqimin dhe nuk është zbehur asnjë grimë, as arroganca dhe luksi i bosëve të rilindjes.

Rindërtimi në skica, pandemia përhapur, varfëria thelluar, papunësia rritur, mungesa e shpresës, mos-integrimi, krimi në lulëzim, janë aty. Plagë kryeneçe.

Trajtimi i kapsllëkut kërkon tjetër qasje. Punëmbaruarit intelektualë që hidhen si qentë, të shëmtuar dhe me dhëmbët jashtë, nuk janë zgjidhja.

Zgjidhja për një politikan është të zbatosh një recetë të thjeshtë.

Duhet jetë e shëndetshme.

Mos u kap nga oligarkët, nga krimi, nga babëzia e lakmia. Jep llogari. Prano realitetin. Lejo kritikat. Dhe sidomos, lëri njerëzit të votojnë të lirë, të japin gjykimin e tyre.


Etiketa: , , , ,

Pas