Aktualitet

Kur Shejtani predikon Ungjillin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:16 - 12/05/20 |
Nga Oerd Bylykbashi

Paska dalë Kryeministri Rama e paska vënë përseri nga ato “vijat e kuqe” për Reformën Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet që administrata zgjedhore do jetë krejtësisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do bëhet vetëm me gjyqtarët që ka përzgjedhur ai me vettingun e tij.


Flet pikërisht ai që degradoi komisionet zgjedhore në çeta bashibozukësh politike me 30 qershor 2019. Rama na propozoka komisione me anëtarë nga administratë publike si gjoja të pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim të ADMINISTRATËS PUBLIKE.


Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do të thotë kapje e komsioneve zgjedhore nga Rama.


Kërkoka edhe që Kolegjin Zgjedhor ta ketë si vulë në xhepin e tij për te vulosur manipulimet e administratës së kapur nga qeveria.


Rama është shejtani qe duhet yshtur dhe përzenë nga zgjedhjet! Keshtuqë ato vijat e kuqe do të fshihen me gomë si herë tjetër.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas