Kryesore

Kur shfaqet Voltana në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:25 - 15/06/21 |
Mapo.al

Duhet thënë se në këto 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë, Edi Ramës i mungojnë vetëm dy firma, dy vula. Ai ka çdo institucion dhe çdo pushtet nën kontroll, përveç Voltana Ademit në Shkodër, dhe Dritan Lelit në Vlorë.






Dikush mund të thotë me të drejtë se përse i lypsen dikujt që ka në xhep çdo zyrë e territor, edhe dy njësi më shumë. Sigurisht e gjitha të çon tek një konkluzion. Etja për pushtet nuk njeh kufi.


Në rastin e Bashkisë së Shkodrës, meqënëse nuk eci plani i 30 qershorit të 2019, bosi i madh duket se e ka me gjithë popullin atje. Ngase nuk e merr dot konsensusin e tyre, e nxjerr inatin me mosdhënie fondesh, dhe me linçimin e kryetares.







Nga fushata negative në publik, tek shumë instrumenta të tjerë të futur në përdorim, si policia, krimi ekonomik, shish, prokuroria, e ç’të mundet.



Me Lelin, pakënaqësia është edhe më e madhe. Ai është krijesa e tij vetë, dhe plangprishësi do të bëhet shembull.



Lexo edhe :  Grupi i PS, Rama porosi deputetëve: Mos u provokoni nga opozita

Ai guxoi të ngrejë krye fiks në domenin e shefit. Porta e Lartë tanimë nuk do t’i ndalë sulmet derisa ta bëjë kurban. E këtë ta marrin vesh të gjithë ata që mund të kenë patur shkendija në kokë për kuturisje të tilla romantike.

Ka nisur me leqendisjen mediatike, me gjyqet që po ja bën partia, e me siguri mund të shohim shpejt edhe ndonjë SPAK që do zbulojë korrupsion atje.

Shihni sa qesharake. Të njëjtët funksionarë lokalë që nuk bëzanin për shumë vite, janë kujtuar t’i kërkojnë llogari sot Lelit për situatën e pastërtisë e shërbimeve në qytet.

E gjitha pasi ai nuk pranoi të largohej nga zyra, aty ku Rama donte të dërgonte dikë edhe më të besuar, të sprovuar në zjarr e hekur.

Do të dëgjojmë shumë për rastin e ri të Voltana Ademit në Vlorë.

Dhe Leli duhet ose të ketë humbur pakëz kthjellësinë dhe kontaktin me realitetin, ose ndoshta ka qëlluar njeri me kurajo të madhe për të përballuar rrebeshet që do të derdhen në kurrizin e tij.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas