Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kur stresi në punë krijon situata dramatike në shtëpi

by ro ot
21/12/2019
in KMR, Shëndeti
0

Puna në fundjavë ose me orë të zgjatura, janë disa arsye që po ndikojnë tek diskutimet e çifteve kohët e fundit. Përgjithësisht njerëzit që kanë një punë stresuese, kanë tendencë të jenë të tensionuar edhe në jetën e tyre private. Ata fillojnë me argumente të këqija që ndikojnë emocionalisht tek partnerët e tyre e më pas i lënë ata pas dore. Sipas disa hulumtuesve, kjo gjendje po përhapet me shpejtësi në shoqëri.

“Kur jeni të stresuar e keni më të lehtë t’i ngrini zërin fëmijës tuaj apo bashkëshortit se sa të diskutoni me ta,” thotë Dawn Carlson, një profesor menaxhimi në universitetin Baylor në SHBA. Sipas një studimi të Carlson gjatë vitit të kaluar, kjo gjë do të shkaktojë një gjendje stresante në punë dhe përsëri me gjendjen tuaj do të përballet familja juaj, gjithashtu do të jeni shumë pak produktive. Çiftet po ndahen, edhe për gjëra të tilla, pasi ka shumë raste kur njëri nga partnerët është shumë i pasionuar mbas punës dhe i fiksuar për të qenë i arrirë në karrierë.



Wendy Wisner nga Nju Jork, tregon se për një periudhë të gjatë burri i saj, kishte kaluar një gjendje të tillë. Ajo tregon se ishte i fiksuar gjithë kohën me punën e tij dhe nuk gjente kohë për familjen, e kështu marrëdhënia e tyre po shkonte drejt fundit.

“Im shoq ishte pedagog dhe mësimdhënia e puna me studentët ka qenë pasioni i tij për gjithë jetën, por në ato kohë ai u përball me shumë probleme disiplinore në shkollë, administratorët e shkollës nuk e mbështesnin dhe kur kthehej në shtëpi ishte gjithnjë nervoz dhe do e kthente çdo fjalë në panik. Tensioni i tij e bëri më të vështirë komunikimin në shtëpi. Pothuajse, të gjitha detyrat e shtëpisë edhe të çiftit ranë tek unë,” shtoi ajo.

Ajo tregon gjithashtu se burri i saj shpëtoi nga makthi i punës, vetëm në momentin që hoqi dorë nga puna që kishte dhe gjeti një tjetër më pak stresuese.

Por a është lënia e punës gjithnjë një zgjidhje?

Ka hulumtime të ndryshme që hedhin dritë për mënyrës se si çiftet mund të kontrollojnë stresin që ju shkakton puna, pa ndikuar në marrëdhëniet e tyre apo në familje. Adela Timmons, një pedagoge e psikologjisë klinike në universitetin ndërkombëtar të Floridas, tregon se kjo gjë ndodh edhe në varësi të personalitetit të njeriut dhe mënyrës se si mund ta përballojë stresin, si në punë po ashtu edhe në ambiente të tjera. Ekspertët paraqesin një sërë këshillash që mund të ndihmojnë çiftet të kapërcejnë situata të tilla në marrëdhëniet e tyre.

Ndryshoni rutinën tuaj 

Nathan Davisit, punon si inxhinier ndërtimi dhe shpesh herë merret me projekte të mëdha, ndërsa bashkëshortja e tij Rachel Goodlad, punoni si këshilluese për biznesmenët. Që të dy janë të zënë me punë dhe shpesh herë kanë momente stresuese, por ata kanë mësuar si të menaxhojnë kohën e tyre. Pasditeve rrinë gjithnjë bashkë dhe në drekë përcaktojnë një ditë përpara se kush do t’i marrë fëmijët nga shkolla.

“Kemi mësuar të jemi shumë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe gjithmonë shprehim, çdo gjë që kemi nevojë. Gjithashtu shpesh herë përpiqemi t’i krijojmë hapësira njëri tjetrit, për të marrë qetësinë që na nevojitet,” shprehet Goodlad.

Mendoni si të organizoni kohën tuaj

Shumë njerëz janë të aftë të anashkalojnë stresin e punës, kur shkojnë në shtëpi duke bërë diçka krejtësisht të ndryshme pas punës, të tilla si palestra, shëtitja e një sërë aktivitetesh të tjera. Çiftet e shëndetshme gjejnë gjithnjë mënyra për të qenë të lumtur së bashku.

Ndër të tjera psikologët këshillojnë, që për të mbrojtur jetën tuaj familjare duhet:

– Ndërtoni një barrierë midis punës dhe shtëpisë dhe pas pune kryeni aktivitete të ndryshme.
– Dëgjoni me vëmendje çdo problem stresues të partnerit tuaj.
– Pyeteni vazhdimisht partnerin tuaj nëse i’u nevojitet diçka për t’u qetësuar.
– Përdorini mbrëmjet në shtëpi për të kryer aktivitete argëtuese, të cilat nuk përfshijnë bisedat rreth punës.

– Përpiquni ta ndihmoni partnerin tuaj të menaxhojë stresin në mënyrë të qetë, duke i larguar vëmendjen nga puna./ Burimi: The Wall Street Journal

Tags: ciftemarrëdhëniepuneStresi

JU SUGJEROJME

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Next Post
Takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor

Takimi i 3-të Rajonal për Ballkanin Perëndimor

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In