Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama e uroi liderin historik të PS-së Fatos Nano në ditën e tij të lindjes.
Në postimin e tij të gjatë, Rama sjell në vëmendje rrugëtimin e Fatos Nanos në PS, për të cilin thotë se e drejtoi partinë në të përpjeta e të tatëpjeta. Ndër të tjera, Rama komenton edhe marrëdhënin me ish-kreun e PS, ndërsa thotë se sot ajo vijon të ushqehet shëndetshëm.
Lidhur me këtë sjellje të papritur të Edi Ramës, ka reaguar edhe ish-Drejtori i Informacionit i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri.
Përmes rrjeteve sociale, Dylgjeri teksa shpreh habinë e tij për këtë gjest, ironizon duke u shprehur se “i uron ditëlindjen Fatos Nanos Edi Rama, që s’i ka lënë intrigë, kurth e çark pa i ngritur sa ishte në karrige…”
Postimi i Dylgjerit
Ja si erdhi dita… Ta gëzosh Urimin e Ramës!
I uron ditëlindjen Fatos Nanos Edi Rama që si ka lënë intrigë, kurth e çark pa i ngritur sa ishte në karrige…
Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të heshtim e të mos Urojmë Ne të tjeret që sbëme investime.
Ish Drejtori i Informacionit i Fatos Nanos
Y.D