Aktualitet

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”- Priftërinjtë serbë këndojnë në Mal të Zi/VD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 05/09/21 |
mapo.al

Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi sot është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.






Ndërsa një grup i priftërinjve serbë është dëgjuar duke kënduar sot në Manastirin e Cetinës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. 


Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi.

Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është parë të koordinojë eventin në takime me priftërinjtë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot mijëra malazezë kanë protestuar në Cetinje duke u përballur edhe me forcat e policisë që i ndanin nga Manastiri Ortodoks.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

“Kjo nuk është Serbi!” dhe “Rroftë Mali i Zi” ishin disa nga parullat më të shpeshta në protestat e djeshme, që dëshmojnë një konflikt gjithmonë e më të hapur midis kishës serbe, që përfshin pjesën më të madhe të malazezëve por që shihet ende si një “dorë” e Beogradit në vendin që zgjodhi të ndahet nga Serbia në 2006.

LEXO EDHE: 

Shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe, tensione në Cetinje të Malit të Zi

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas