Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kura me dhjetë gjethe dafine për urthin dhe problemet me stomakun

by mapo.al
09/02/2019
in Kryesore, Shëndeti
0

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit. Ato janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një kurë të vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.

Përgatitja e kurës me gjethe dafine

Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara. Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta. Pasi t’i keni zjerë AgroWeb.org ju udhëzon ta lini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.

Vlerat shëndetësore të dafinës

Shëndeti tretës

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

Problemet me frymëmarrjen

Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Kundër inflamacionit

Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

Shëndeti i zemrës

Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

Ankthi dhe stresi

Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm. Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

Kundër diabetit

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

Tags: dafinagjethendikimishendetstomakuurdhi

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar
Bota

DW: Thirrje antishqiptare në Maqedonia e Veriut, situata ende e tensionuar

07/07/2022
1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe autobusët drejt Tiranës
Kryesore

1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe autobusët drejt Tiranës

07/07/2022
Next Post
Vrau katër policë: Si i shpëtoi Dritan Dajti burgimit të përjetshëm

Vrau katër policë: Si i shpëtoi Dritan Dajti burgimit të përjetshëm

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’
  • Protesta e Berishës/ Reagon Yuri Kim: Protesta të jetë paqësore dhe të zbatohet ligji



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In