Aktualitet

Kurbin/ 14-vjeçari qëllon me breshëri automatiku në ajër, alarmohen banorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 10/07/21 |
mapo.al

Një 14-vjeçar në Kurbin ka qëlluar në ajër me breshëri automatiku. Banorët njoftuan policinë dhe i mituri u neutralizua pa shkaktuar ndonjë problem e më pas u vu në pranga.






Incidenti ka ndodhur në fshatin Shpërdhet ndërsa policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën i mituri me iniciale D.T., qëlloi në ajër.


NJOFTIMI
Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.







Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër


Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: ,

Pas