Aktualitet

Kurbin- Drogë dhe armë në banesë, arrestohen babë e bir dhe një 17-vjeçar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 07/05/21 |
mapo.al

Kurbin – 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Kurbinit për shkak se janë kapur me armë dhe lëndë narkotike.






Të arrestuari janë V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).


Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.







Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.



Njoftimi i policisë:



Kurbin

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.

Sekuestrohen dy armë zjarri (automatik e pistoletë ) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 3 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative së në Laç, Kurbin, në një banesë në afërsi të një poligoni kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Lexo edhe :  Kapet një tjetër fermë kanabisi në Spanjë, arrestohen 12 shqiptarë e vendas

-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas