Aktualitet

Kurbin – Me armë në brez, 51 vjeçari arrestohet në lokal








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:11 - 29/12/20 |
mapo.al

Një 51-vjeçar u arrestua në Kurbin, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri tip pistoletë. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet O.R.



Ai u prangos në një lokal në fshatin Gjorëm, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se qarkullonte me armë zjarri.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale jo vetëm pistoletën, por edhe një krehër me 7 fishekë.



Ndaj 51-vjeçarit rëndon tashmë akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.



Njoftimi i Policisë:


Kurbin

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorëm”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 51-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin.

Lexo edhe :  Denoncimi/ Spahia publikon email-in: Pezullohet shërbimi mjekësor në Kurbin

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit,    kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”.

Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas