Këngëtarja Enca Haxhia ka udhëtuar këto ditë drejt Kurdistanit, ku do të japë një koncert me rastin e ardhjes së Vitit të Ri kurd. Ajo ka treguar së fundmi përmes postimeve pritjen madhështore që i kanë bërë fansat e saj, të cilët janë njëherazi edhe pjesa më e madhe e atyre që e ndjekin në rrjetin social “Instagram”.
Ata duket se e kanë mirëpritur këngëtaren me shumë dhurata, ku pikasen kryesisht buqeta të shumta me lule si dhe një kuti në formë zemre e cila ishte e mbushur me fotografi të ndryshme të Encës.