Autoritetet maqedonase po hasin vështirësi në identifikimin e viktimave si pasojë e zjarrot që ra mbrëmë në spitalin e Tetovës.
Ndërkohë, mediat raportojnë se është mësuar se në mesin e viktimave janë edhe babë e bir.
Pak orë para tragjedisë, ata kanë postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqen me maskë oksigjeni në spital. Sipas mediave, ata ishin invalidë nga fshati Siniçan i Tetovës, çka e bën edhe më të dhimbshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu spitalin ku trajtoheshin të sëmurët me Covid humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.