fbpx

Aktualitet

Kurorëzohet Perandori i ri i Japonisë, Meta: I nderuar që mora pjesë





               Publikuar në : 09:17 - 23/10/19 |
mapo.al

Në kuadër të vizitës së tij disa ditore në Japoni, presidenti i vendit Ilir Meta, ishte prezent edhe në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.


Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Meta shkruan se ndihet shumë i nderuar që mori pjesë në këtë ceremoni, si dhe është optimist se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë do të forcohen më tej.



Statusi i plotë


Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas