Aktualitet

Kursantët nisin praktikën fluturuese, Peleshi: Pas 15 vitesh po prodhojmë pilotë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:28 - 22/07/21 |
mapo.al

Dymbëdhjetë nëntogerë të cilët po ndjekin kursin e pilotit ushtarak në Bazën Ajrore të Farkës nisën praktikën fluturuese me helikopterët që shërbejnë për procesin mësimor.






Kadetët nisën praktikën fluturuese pas përfundimit me sukses të fazës teorike.


Në fluturimin e parë të kadetëve ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Ylli Pulaj.







Ministri Peleshi e konsideroi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme dhe krahas rritjes së kapaciteteve njerëzore, vuri theksin edhe te rritja e kapaciteteve të mjeteve fluturuese.




“Për ne është shumë e rëndësishme pasi pas 15 vitesh po prodhojmë vetë, me kapacitetet tona pilotët e rinj. Me kosto të larta, me kontributin dhe mbështetjen e vendeve të tjera partnere, ne kemi krijuar kapacitet tona të pilotëve por tani po vemë në dispozicion dhe në funksion kapacitetet tona njerëzore të brendshme për të nxjerrë 10-12 pilotët e parë. Krahas burimeve njerëzore, po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës, për rritjen e gatishmërisë së helikopterëve.



Duhet punë për të rritur numrin e helikopterëve në gatishmëri dhe të bëhemi gati për të operuar me helikopterët BLACK HAWK, që pas pak muajsh do të bëhen pjesë e flotës tonë këta helikopterë amerikan si pjesë e partneritetit me partnerin tonë special SHBA. E gjitha kjo është në kuadrin e një ambicieje shumë të madhe që kemi për t’iu rikthyer me shumë forca edukimit dhe këtu e kam fjalën për AFA që është rihapur dhe që këtë vit do të ketë një përmasë të re që nuk e ka patur më parë.” – u shpreh Peleshi, i cili përfitoi nga rasti t’i bëjë thirrje maturantëve shqiptarë të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura për të ndjekur studimet e larta.

Lexo edhe :  Veliaj në Itali: Bashkëpunim për menaxhimin e mbetjeve, thellojmë marrëdhëniet

“Është padyshim një nga mundësitë më të mira në treg të studiosh pranë AFA, nuk kemi vetëm ofertën shumë të mirë të shkollimit të bachelorit në shkenca ushtarake, por paralel me të do të hapim këtë vit për herë të parë edhe dy programe të tjera bachelor, një program në shkencat e teknologjisë së informacionit plus formim ushtarak dhe një tjetër Navigacion Komandim Detar dhe patjetër shkenca ushtarake.

Përveç këtyre do të hapim edhe një program me 20 studentë në Cyber Security, master në sigurinë kibernetike, këto janë oferta që mund t’i gjesh në treg në universitete të tjera private apo publike, por ne edhe në kuptimin e përballimit material të kostove materiale të shkollës jemi padyshim oferta më e mirë në treg sepse çdo student që do të aplikojë, konkurrojë dhe në fund kualifikohet për një nga programet tona ka akomodimin falas, ka trajtimin ushqimor falas, edhe një pagë, ose kontribut prej 330 mijë lekësh të vjetra në muaj për çdo student.

Ka shumë arsye pse unë me shumë sinqeritet i bëj ftesë të rinjve shqiptarë, maturantëve të sapo diplomuar të aplikojnë nga data 29 korrik deri në 3 gusht, përmes portalit si gjithë programet e tjera përmes programit u-Albania.

Faza e dytë e praktikës fluturuese për kadetët në kursin e pilotit është parashikuar të zgjasë rreth 6 muaj, ndërkohë që nga ana tjetër, Akademia e FA po përgatitet për të mirëpritur brezin e dytë të studentëve.

<
>
599d02ec-cbc3-493b-ac3e-4bf81a79e8ca d2882341-7ffb-45ac-8182-6db1bf3d9813 bf5fd91e-275f-47e6-9410-de87de7fd9de 924bfdce-60b1-4441-a45b-a5656106f271 8afead41-364b-4c71-aa84-2a69ef84bdd5 88d7d456-ad38-46ca-bb0c-ef7f951ec260 8d5359c8-ef07-4eb4-810d-8daf9cc1c912 0a79d329-bacd-4536-b2c0-72d51e522380 c6b8c86d-3979-4ed4-ad17-68a98c71e3c3 1c57569c-eb27-4ce7-8ae1-e7f292570918

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas