Aktualitet

Kurthi, Haradinaj pranon se ka komunikuar me komedianët rus






               Publikuar në : 22:29 - 11/07/19 |
mapo.al

Pak ditë më parë u publikua në You Tube një telefonat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriu, Zoran Zaev dhe dy aktorëve komedia rus, të cilët janë shtirur si ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.


Kjo telefonat ngjalli debate politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa opozita ka kërkuar dorëheqjen e Zaev, pasi sipas tyre, ka diskutuar për çështje sekrete.

Ndërkohë, në një konferencë për media edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka komunikuar me dy komedianët rus, Vladimir ‘Vovan’ Kuznetsov dhe Alexei ‘Lexus’ Stolyarov.

Haradinaj shprehet se ka pasur bisedë telefonike nga një linjë e hakeruar, por ai nuk ka komunikuar për çështje që konsiderohen sekrete.

Me presidentin Petro Poroshenko kam fol, por edhe me komikët pastaj. Një ose dy biseda kam pas me të nga një linjë e sigurt. Ndërsa, ka ndodh një bisedë nga një linjë e hakeruar, që kanë thirrur prej tij. Për fat të mirë biseda ime nuk ka dal nga shablloni dhe nuk e kanë publikuar”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri i Kosovë është shprehur gjatë konferencës për mediat se ai nuk ka komunikuar prej 10 ditësh me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev.

“Me kryeministrin Zaev, në këto dhjetë ditët e fundit nuk më ka rënë që të shkruhem apo të flas me të. Me rëndësi është që Kosova le ta dinë, që si me telefona si me dyer të hapura e kam një qëndrim dhe për këtë arsye bisedat e mia nuk publikohen”, është shprehur kryeministri i Kosovës.



Pas