Aktualitet

Kurti: Bashkëpunimi i BE-së dhe SHBA-së në dialog, i domosdoshëm














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 31/05/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.






Kurti i bëri komentet në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.







Është paralajmëruar se Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të takohen kah mesi i qershorit.




Arsyeja e vizitës së përbashkët të Lajçakut dhe Palmerit merret vesh se është pikërisht përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq.



Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011.

Lexo edhe :  VOA: Vuçiç/ Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën

Procesi, i cili disa herë është vënë në pauzë, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kurti tha të hënën, pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin, se dialogu “duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme”./REL/

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas