Kryesore

Kurti: Baton Haxhiu është ndërmjetësi i Beogradit, nuk e kuptoj ndikimin e tij te Rama…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 04/02/19 |
mapo.al

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shfaq mëngjesin e sotëm në mesin e protestës studentore në Tiranë. Drejtuesit e Fakultetit të Shkencave Sociale thanë se nuk e kanë thirrur, por ka mbërritur pa leje.


Megjithatë, më vonë në studion e Adi Krastës, Kurti tha se ka gjetur përkrahje nga studentët, sikundër e ka simpatizuar lëvizjen e tyre. Duke folur për situatën në Kosovë, Kurti tha se “nuk ka përfunduar asgjë, por besoj se shumëçka ka filluar”.


Sipas tij, ndërmjetës mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit është analisti Baton Haxhiu.


“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, ndërmjetësues në Kosovë është Baton Haxhiu. Fatkeqësisht ky person ka ndikim të madh tek kryeministri Edi Rama dhe nuk e di dhe nuk e kuptoj pse. Përse ky person, kaq i urryer në Kosovë, ka kaq ndikim? Të vijë puna që nëpërmjet Kosovës, Beogradi të ketë ndikim në Tiranë, këtë nuk e kisha menduar,” tha Kurti.


I pyetur për emrin e kryediplomatit të deleguar, Gent Cakaj, Kurti tha: “Ai është ministër i Baton Haxhiut”.

Ai tha se nuk do lejohen marrëveshje për shkëmbime territoresh. “Ne i themi pro bashkimit me Shqipërinë, jo pazareve me Serbinë,” tha ai.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas