Monday, June 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

by mapo.al
15/06/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i nivelit të lartë në dialog do të lehtësohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, i cili do të mbështetet nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Fillimisht Borrell do të ketë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ndërkaq rreth orës 10:30 pritet të nisë takimi trepalësh, ku do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, presidenti i Serbisë, kreu i diplomacisë së BE-së, Borrell, si dhe përfaqësuesi i Posaçëm, Lajçak.

Bashkimi Evropian i sheh takimet e ardhshme në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si vazhdim i dialogut, e jo si ndonjë fillim i ri i tij.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ditë më parë ka theksuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 15 qershor dhe se Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare presin angazhim të vazhdueshëm nga të dyja palët për përfshirje në këtë dialog, si dhe për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, më 11 qershor ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës që më 15 qershor, “nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër” dhe se “nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtit dialog”.

“Do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”, ka thënë Kurti, duke shtuar se dialogut ende nuk i dihet agjenda.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka vazhduar të mbajë qëndrimin se në takimin me Kurtin do të insistojë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash ndërmjet palëve në Bruksel.

Në prag të takimit me Kurtin, presidenti serb Vuçiq ka thënë se “nuk është koha për fjalë të mëdha, por për një qëndrim të fortë”.

“Por, gjithmonë është koha që të tregojmë se sa e duam dialogun dhe sa e rëndësishme është të shikojmë drejt së ardhmes”, ka deklaruar Vuçiq.

Stefan Surlliq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 14 qershor, ka shprehur mendimin që presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të kushtëzojë vazhdimin e dialogut me Kosovën me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, megjithatë, ai nuk pret që në raundin e 15 qershorit, palët të bisedojnë për Asociacionin, por pret që “të dyja palët të tregojnë dëshirë dhe vullnet për të vazhduar dialogun, për të biseduar për temat që mund të dalin në tryezë gjatë periudhës së ardhshme”.

Ditë më parë, partitë opozitare në Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë kritikuar kryeministrin Kurti, duke ia rikujtuar atij qëndrimet që kishte shprehur për dialogun para se të vinte në pushtet, se nuk bën të bisedohet me Serbinë pa kërkuar falje dhe se nuk duhet të bisedohet pa u zgjidhur fati i të pagjeturve. Gjithashtu, ai është kritikuar se po shkon në raundin e ri të bisedimeve i papërgatitur.

Zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se më 15 qershor, para takimit të Kurtit dhe Vuçiqit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Borrell do t’iu drejtohet mediave me një deklaratë, ndërkaq pas përfundimit të takimit, me media do të bisedojë përfaqësuesi i posaçëm, Lajçak. /REL/

Tags: Albin KurtiAleksandar VuçiçBrukseldialogu kosove-serbi

JU SUGJEROJME

Aksident tragjik/ Përplasen 3 automjete me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident tragjik/ Përplasen 3 automjete me njëra-tjetrën

27/06/2022
Video/ Raketat godasin qendrën tregtare ukrainase, ndodheshin brenda 1000 civilë
Bota

Video/ Raketat godasin qendrën tregtare ukrainase, ndodheshin brenda 1000 civilë

27/06/2022
Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë

27/06/2022
Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur
Aktualitet

Lajm i trishtë! Shuhet pedagogia e njohur

27/06/2022
Next Post
I armatosur, momenti kur RENEA arreston Edison Begajn në Vlorë (VIDEO)

I armatosur, momenti kur RENEA arreston Edison Begajn në Vlorë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Lojërat Mesdhetare / Peshëngritësja shqiptare njofton tërheqjen, shkaku: Covid
  • Aksident tragjik/ Përplasen 3 automjete me njëra-tjetrën
  • Video/ Raketat godasin qendrën tregtare ukrainase, ndodheshin brenda 1000 civilë
  • Elisa po përgatitej për koncert, rrëzohet ‘çatia’ e skenës, dy të plagosur
  • Aksidenti tragjik në Berat/ Shfaqen dyshime të reja të policisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In