Politika

Kurti: Jam kërcënuar me jetë familjarisht, nuk e shpika siç pretendon Thaçi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:10 - 25/05/20 |
mapo.al

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se kërcënimi i tij nga Garda Vullnetare Shqiptare i bërë publik ditë më parë është real, ndryshe nga çfarë pretendon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që e cilësoi një shpifje e fabrikuar nga zyrat e VV-së.


Për Rtv Ora, Kurti thotë se nuk trembet nga asnjë lloj kërcënimi, duke shtuar se ajo letër ishte më tepër presion ndaj Kushtetueses që me 29 maj do të vendosë për dekretin e Presidentit.


Presidenti tha se unë e kam shkruar kërcënimin ndaj vetes, nëse ka fakte të tilla duhet urgjentisht të intervistohet nga prokuroria. Por nuk është duke u bërë kjo gjë. Nuk ekziston ende çlirimi i shtetit të Kosovës nga këta shpërdorues, kemi vetëm qeveri të re dhe jo institucione të reja.


Dhe qeverinë e rrëzuan.Ka pasur kërcënim ndaj meje, kërcënim me vdekje për mua dhe familjen, e kanë bërë publike, po merren organet e ndjekjes dhe rendit me këtë punë. Ata që më njohin e dinë se te unë nuk funksionojë kërcënimet.


Nuk jam person që zbrapsem apo kërcënohem. Ka vetëm një shpjegim, praktikisht e kanë me Gjykatën Kushtetuese se mos rastësisht po ua zhvlerëson Presidentin, përkatësisht dekretin presidencial që qartazi është në shpërputhje me Kushtetutën.

Ekziston një trysni në kontekstin aktual politik për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese që do ta publikojë këtë javë aktgjykimin e saj.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas