Aktualitet

Kurti mbron Procesin e Berlinit: Nuk bëhemi pjesë e “Open Balkan”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:33 - 14/09/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, insiston se Procesi i Berlinit mbetet i vetmi opsion për vendet e Ballkanit Perëndimor para anëtarësimit në BE.






Duke folur për mediat, ai tha se nuk ka vende për alternativa si Open Balkan, ndërsa kërkoi nga BE që fondet që jep për rajonin të shoqërohen me vlera europiane.


“Sot në drekën e përbashkët ku nikoqir ishte kryeministri Rama dhe më pas në takimet që u udhoqën nga kancelarja Merkel u konfirmua se Procesi i Berlinit është dhe korniza dhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë që të mos ketë nevojë për variante të tjera alternative. Unë theksova që nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet për vendet e Ballkanit Prebnëdimor duhet të shoqërohen me vlerat e BE.







Për vendet tona janë 4 elementë të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë në rrugëtimin europian. Së pari sundimi i ligjit që vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, së dyti demokratizimi që mundëson media të lira dhe të pavarura dhe vepron kundër autokratëve, së treti ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon në liri të ketë kriminelë të luftës dhe aq më pak në pushtet, së katërti reciprociteti, simetria, balanca e të drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan“, u shpreh Albin Kurti.




Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, Kurti tha se nga pikëpamja e Kosovës janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve me njëra-tjetrën në të ardhmen.



“Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Theksova gjatë takimit që Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur e ka shpallur pavarësinë dhe katër vitet e para deri në 2012 pavarësia jonë nuk ishte e plotë meqenëse ishte e mbikqyrur ndërkombëtarisht dhe janë vetë faktorët ndërkombëtarë perëndimorë ata që e hoqën mbikqyrjen sepse thanë është në rregull që Kosova të vazhdojë të jetë e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional që po përkthehet në efekte pozitive ekonomike. Në 7 muaj e parë të këtij viti në Kosovë janë rritur eksportet 63% në krahasim me një vit më parë, qarkullimi ekonomik për 30% dhe të hyrat buxhetore 28%. Partshikojmë rritje ekonomike për 2021, 7.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se Prishtina zyrtare është për marrëdhënie të mira rajonale dhe fqinjësore por nuk mund të kompensojë as me shtetësi dhe as me territor Serbinë për humbjet si shtet që ja ka shkaktuar regjimi i Millosheviçit këtu e dy dekada më parë.

“Krimet e kryera gjatë luftës jo vertëm që nuk duhet ti harrojmë kurrë por nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi për to. Po e them, duke pasur parasysh që me 25 gusht presidenti i Serbisë mohoi masakrën e Reçakut në Kosovë që u krye nga forcat serbe me 15 janar 1999. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe mospranimi i krimeve të Sertbisë nuk janë dy gjëra të ndryshme”.

Deklarata erdhi pas takimit që kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati me kancelaren gjerman e Angela Merkel.

Merkel takoi secilin prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

1


Etiketa: , , ,

Pas