Aktualitet

Kurti mesazh Serbisë nga Tirana: Distancohuni prej regjimit të Millosheviçit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 10/06/21 |
mapo.al

Nga Tirana, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i dërgoi një mesazh Serbisë për të njohur pavarësinë e saj. Kurti theksoi se Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës






Kurti deklaroi në një konferencë për gazetarët jashtë dyerve të Pallatit të Brigadave ku sot u mbajt takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit duke theksuar se Serbia po mban peng veten duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.


“Meqenëse isha në një konferencë tjetër në Selanik përmes zoomit nga pallati i bridagave, nismat e ndryshme i bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë në frymën e integrimeve europiane. Në fjalën time fillova duke konstatuar se përderisa 6 shtetet e BE janë në Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtete. Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë dhe jemi të vendosur për të zbatuar reformat tona.





Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para.



Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më minishengen. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin.



Lexo edhe :  Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama pret Kurtin te Pallati i Brigadave (FOTO)

Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mundim që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme.

Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti.

5


Etiketa: , , ,

Pas