Aktualitet

Kurti paralajmëron tubimin e parë: Më 12 qershor tek sheshi ‘’Skënderbeu’’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 06/06/20 |
mapo.al

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tashmë mund të quhet dhe lideri i partisë opozitare më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar tubimin e parë pas rrëzimit nga qeveria.


Tubimi do të mbahet në sheshin ‘’Skënderbeu’’ të Prishtinës duke respektuar distancën. Kurti thotë se java tjetër është ‘’Java e Lëvizjes’’ që përkon dhe me 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.


STATUSI NGA ALBIN KURTI


Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor


Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas