Ka nisur sot në Bruksel takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për herë të parë në tryezë përballë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shef i diplomacisë evropiane, i cili ka shkruar në Twitter:
“Unë jam duke ndërmjetësuar një takim të ri të dialogut të nivelit të Lartë Beograd-Prishtinë sot me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ajo solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre.”