Janë liruar nga burgu dy mjekët që kuruan autorin e dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç.
Ka qenë Gjykata e Apelit Tiranë, me trupe gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme, ka pranuar ankimet e bëra nga Avokatët Arber Hoxha dhe Dritan Metani, duke u dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim Lama, të cilët mjekuan Eduart Lamaj.
Masa e sigurimit “arrest në burg” u ndryshua në “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
Pavarësisht ndryshimit të masës, mjekët përmes avokatëve të tyre, do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit, e cila do t’i hapte rrugën pushimit të çështjes në ngarkim të tyre me pretendimin që fakti nuk përbën vepër penale.
Ngjarja e rëndë ndodhin, më 30 maj në qytetin e Laçit, ku të vrarë mbetën dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, prej të shtënave me breshëri kallashnikovi nga Eduart Lamaj.