Kompania turke e çelikut KURUM, e cila vepron në zonën e Metalurgjikut të Elbasanit ka një borxh të madh ndaj KESH, për sa i takon faturave të papaguara prej saj të energjisë elektrike.
Mësohet se ky detyrim është në vlerën e 750 milionë lekëve të vjetëra.
Për këtë arsye KESH e ka paditur kompaninë turke, që vepron prej shumë vitesh në vendin tonë dhe ka kërkuar sekuestron e saj.
Pak kohë më parë KURUM-it iu pezullua aktiviteti për shkak të abuzimeve me ndotjen, edhe pse mediat raportuan se kompania vazhdoi të punonte gjithsesi, pa i marrë shumë parasysh urdhërat e autoriteteve.
Detaje të çështjes civile Nr. 3851, si më poshtë vijon:
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 3851
Dt. e regjistrimit: 22.05.2015
Paditesit: Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH
Te paditurit: sh.a (Kurum International Sha)
Lloji i Çështjes: Urdher Ekzekutimi
Baza Ligjore: Neni 510 – 526
Objekti: Leshimin e urdherit te Ekzekutimit per titujt ekzekutive: Fatura te energjise elektrike, , l)Nr. i Serise: E1451584/Shkurt 2005., ne ngarkim te subjektit KURUM Internaclonal sh.a, me vlere 75122510.00 leke.
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Manjola Bejleri