Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka dekoruar me medaljen e lartë të Meritave të Republikës së Austrisë, dy pjestarët e forcave speciale, WEGA, që eleminuan terroristin me origjinë nga Maqedonia e Veriut, tre netë më parë.
Kurz e ka postuar në faqen e tij në Facebook njoftimin, ku është së bashku edhe me Ministrin e Brendshëm, dhe dy specialët.
Dy oficerët nuk identifikohen, pasi janë me maska.
Tre netë më parë, një sulm terrorist shpertheu në qendër të Vjenës, ku ngelën të vrarë 4 vetë. Policia ekzekutoi autorin. I dyshuari tjetër është ene në kërkim.
Natën e sulmit dhe në vijim, Kancelari ka urdhëruar masa të forta sigurie, dhe policia dhe ushtria patrulluan qytetin.
Vjena njihet si një nga qytetet më të qeta dhe më të sigurta në botë.
Po ashtu, njihet për aftësinë e forcave policore.